Telefoni i ri Samsung vjen në firmën e Armanit

Telefoni i ri Samsung vjen në firmën e Armanit

Shtëpia e modës së Giorgio Armanit ka prezantuar një celular prej 700 eurosh, një aparat elegant i menduar për t'u kombinuar me krijimet e stilistit. Armani, i njohur për linjën e tij të veshjeve, ka bërë një shfaqje të shpejtë për lancimin e telefonit smart, që përdor një "software" për celularë të krijuar nga Microsoft. Pikërisht gjatë kësaj jave u prezantua edhe sistemi "Windows Mobile 6.5", që lejon përdorimin e celularit për të dëgjuar muzikë, për të hapur dokumente word dhe Excel, teksa mund të jesh në internet. Telefoni i patinuar ka një ekran me prekje. Gjithashtu zotëron një lexues videosh, një lundrues satelitar GPS dhe detaje në bronz "të koordinuara më së miri me veshjet e Giorgio Armanit".
      Armani, 75 vjeç, nuk ka folur gjatë prezantimit, por u mjaftua të nxjerrë një komunikatë, ku tha se objektivi i tij ishte të krijojë një telefon që të ishte "perfekt për menazherët e sotëm". Telefoni "smart" është i treti i dizenjuar nga Armani për firmën koreano-jugore "Samsung Electronics Co Ltd". Administratori i deleguar i Microsoft, Steve Ballmer, i cili mbante një kravatë të Armanit, ka deklaruar se celulari i ri "është një shprehje stili" dhe se firma e tij nuk ka ndërmend të punojë me stilistë të tjerë, duke shtuar se bashkëpunimi mes Samsungut dhe Armanit është "dicka unike".