Televizori 3d

Televizori 3d



      Që nga koha e filmit "Destinacioni Tokë" kanë kaluar gati 50 vjet, në të cilët teknologjia ka revolucionarizuar jetën e të gjithëve. Megjithëse 50 vjet më parë, filmi ishte 3 D dhe shihej në kinema me një palë syze speciale. Madje filmat e parë në 3D janë regjistruar që në vitin 1922. Sot në 2009, pak muaj para muaj para hedhjes në tregun e gjerë të televizorëve 3 D, pamja tredimensionale duket se është kufiri për tu kaluar i home entertainment. Mendohet se do të jetë një revolucion i rëndësishëm, ashtu si ai i kalimit nga bardh e zi në ekranin me ngjyra.
      Emrat e mëdhenj si Samsung, Sony dhe Panasonic tentojnë të gjitha drejt 3D. Dëshira e tyre për të promovuar ekranin 3 D u vu re qartë në panairi e Berlinit, ku kompanitë kishin reklamuar produktet e tyre të ardhshme. Ndërsa në panairin e Tokios, Ceatec u bashkua edhe Sharp. Kështu Sony, ka reklamuar bashkimin e filmave 3 D me videolojërat e PSP. Ndërsa Panasonic ka hedhur një hap përpara duke prezantuar një plasma 3D Full Hd prej 50 inç, një dimension më human dhe më i përshtatshëm për familjet.
      Disney, DreamWorks i janë vënë punë prejkohësh për të prodhuar disa filma në 3D, për t'i shpërndarë ato në sallat e kinemave dhe për t'i shitur ne disqe Blue Ray.
      Pas hedhjes në treg të këtyre produkteve është radhe e publikut për të shprehur mendimin e vet, nëse është apo jo i interesuar për formatin 3D. Njerëzit nuk janë mësuar të përshtatin kinemanë në shtëpitë e tyre, kjo ndodh vetëm për të pasionuarit. Ndaj kompanitë duhet të kujdesen për të bërë gjera të thjeshta.
      Pas daljes së televizorëve të parë 3 D, në fillim të vitit 2010, do të dalin edhe teknika të tjera, ndihmëse për televizorët.
      E ndërsa po hedh hapat e parë teknologji 3D, gjithashtu po zgjerohet edhe ajo 4k2k, teknologji bidimensionale me një rezolucion 4 herë më të

 madh se full Hd. Gjithçka duket e mahnitshme.