: UFO fluturon mbi Kremlin

 “Eshtë kryqëzuesi imperial i Luftës Yjore”, ka bërtitur me forcë një dëshmitar okular. Vetëm se skena s’ka pasur të bënte aspak me sagën e famshme kinematografike, aty pikërisht mbi Kremlin është vërejtur një piramidë gjigante që fluturonte mbi rezidencën e institucioneve qeveritare ruse. Gjithçka është filmuar dhe shfaqet në dy video të dërguara vazhdimisht për transmetim në televizionet e vendit. Eshtë një anije-kozmike aliene, apo sonda e zakonshme? Apo një mjet zbulimi sekreti i shkëmbyer për UFO? Për këto pyesin veten qytetarët moskovitë e tani edhe mediat e të gjithë botës.