Vlorë, plagoset me thikë 15 vjeçarja

Vlorë, plagoset me thikë 15 vjeçarja

 Një vajzë 15 vjeçare ka marrë plagë të rënda thike në ambientet e shtëpisë së saj. Në rrethana ende të paqarta, një 21 vjeçar nga Durrësi ka hyrë në shtëpi dhe pas një zënke ka therur disa herë në bark minoren. Ajo gjendet në spital, ku po i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ndërsa policia është vënë në ndjekje të autorit të krimit.

 
 
Fqinjët tregojnë se vajza ka qenë e vetme në shtëpi, kur ka hyrë djali i cili njihej si i dashuri i saj dhe e ka qëlluar disa herë me thikë në pjesën e barkut dhe fytit. Një banor i lagjes pasi ka dëgjuar thirrjet i është drejtuar banesës dhe ka mundur të nxjerrë nga kthetrat e agresorit vajzën 15 vjeçare. Ajo jetonte vetëm me babanë, pasi prindëtrit ishin të divorcuar.