Zyrtarizohet marveshja midis yahoo dhe microsoft

Zyrtarizohet marveshja midis yahoo dhe microsoft

Katër muaj pas marrëveshjes paraprake, "Yahoo" e "Microsoft" më në fund kanë arritur zyrtarisht të bien dakord rreth integrimit të makinës së kërkimit të Microsoft në faqet e kompanisë Yahoo. Drejtoresha ekzekutive e kompanisë "Yahoo", Carol Bartz dhe drejtor i "Microsofts", Steve Ballmer, marrëveshjen fillimisht e kanë miratuar në muajin korrik, mirëpo kompanive u janë dashur më shumë se katër muaj të merren vesh për të gjitha detajet. Pastaj, marrëveshja para se të jetë përfundimtare duhet të aprovohet edhe nga organizmat rregullatore amerikane. Sipas kushteve të marrëveshjes "Microsoft" do t'i ofrojë "Yahoo"-së teknologjinë e kërkimeve deri në dhjetë vjet, kurse "Microsoft" do të ketë afrim në teknologjinë e kërkimit dhe do të marre përsipër disa qindra punëtorë të "Yahoo"-së. "Microsoft", gjithashtu ka marrë përsipër të paguaj një pjesë të theksuar të ardhurave nga reklamat, të cilat do të shfaqen së bashku me rezultatet e kërkimit.