A ishte miqesi?

20/12/2009 14:20

 Se plagose nje zemer te vrare

nuk tu be fare vone,
Qullose dy sy qe sapo ishin thare
duke I dhene fund shoqerise tone.

Ne ishim me shume se shoqe, ti e di,
por sa shpejt e fshive kete mendim…
Sa shpejt tentove me nje te ri?
A nuk gjete tjeter, po yllin tim?

Thoje se nuk ishte per mua- dhe e dija,
E shaje çdo moment me shume se une
Po kur I verejte ti te mirat e tija,
qekur “donzhuani im” te hyri ne pune?

Tani pretendon qe te jemi prape si dikur?
Te shkojme e te vijme si atehere?
Ti “yllin tim” te dikurshem ke per burre,
dhe akoma e quan histori pa vlere?

Nuk me intereson individi, ta dish,
se ai me te vertete s’ishte per mua,
Ti me te vazhdo, vazhdo te rrish,
por mos me kerko mua te te dua…