Edi Rama

20/12/2009 14:49

 Edi Rama lindi më 4 korrik 1964 dhe është piktor, basketbollist, politikan si dhe kryetar i Bashkisë së Tiranës. Bir i Artistit të popullit Kristaq Rama, Edi deri më tani ka siguruar një vend në kujtesën e përbashkët të kombit si një njeri që solli risi në jetën shoqërore shqiptare.

Edi Rama është shumë popullor në qytetin ku ka lindur dhe jeton, kryeqyteti Tiranë. Prej vitit 2000 Edi Rama udhëheq Bashkinë e Tiranës. Më 2004 fiton titullin “World Mayor” duke garuar suksesshëm kundër kryebashkiakut të Romës, Athinës dhe Mexico Districto Federal.

Kundërshtarët e z. Rama pretendojnë se ai ka keqpërdorur pozitën e tij gjatë zgjedhjes së firmave tenderuese në zbukurimin dhe ndërtimin e Tiranës, ka marrë pjesë në larje parash gjatë këtyre ndërtimeve, dhe se fondet në dispozicion për Bashkinë e Tiranës kanë qenë në shpërpjesëtim të madh me atë çka i është ofruar bashkive të tjera larg qendrës ose të qeverisura nga parti më të vogla.

Ai po ashtu akuzohet se i ka qëndruar besnik kryetarit të Partisë Socialiste të Shqipërisë, z. Fatos Nano, edhe përkundër akuzimeve për korrupsion nga opozita dhe mosparandalimit të humbjes së zgjedhjeve nga bashkanëtarët.