Histori E trishtuar

21/12/2009 16:03

 Pashe lotet ne fytyren e saj te mplakur dhe per nje adoleshente te coroditur si puna ime ne ate kohe lotet e nje plake per nje dashuri qe e kishte jetuar reth 50 vjet me pare ishin nje cudi e madhe.Arrija ta imagjinoja por nuk mund ta kuptoja plotesisht.Si mund te dashuroje njeriu aq fort e te vuaje per aq shume kohe si te ishte dita e pare e ndarjes.

Ja qe ndodh.Une e pashe ne fyturen e rudhur te asaj plake te dashur qe per mua kishte qene si gjyshe e vertete.
Kur ishte 16 vjec u dashurua ne nje nga fshatrat e jugut ne nje familje me tradita te forta.Zakonisht e shikonte ate djale qe nga maja e qershise ku ngjitej kembezbathur apo ne perroi ku gjithe qejf shkonte te mbushte uje sepse e dinte qe ai do te ishte diku rrotull.Ai e veshtronte dhe te dy pa fjale kuptonin njeri-tjetrin ne ato kohe kur dashuria zakonisht vritej nga familja a shoqeria.
Kaloi pak kohe derisa u takuan.Diku te fshehur e plot frike per kete akt krejt te ndaluar qe mund tu kushtonte shume.Ajo e donte,e donte shume.
Vetem e jema e kuptoi.Nuk e linte te dilte me po ajo mbetej maje qershise.Te dy i digjte malli per njeri -tjeterin dhe zgjidhja e vetme ishte fejesa.
Djali i tha te atit dhe ata shkuan dhe e kerkuan doren e vajzes.Ata u fejuan.Fejesa ishte e lumtur.Takimet te zjarrta.Dashuria e nxehte.Endrrat e medha.
Ishte periudha pas luftes.Ai kishte qene partizan dhe tashme ishte nje komunist aktiv qe luftonte per ideale te medha.Asaj iu aratis xhaxhai dhe gjema ra ne shtepi.Fejesa u prish ndonse ajo s'kishte faj dhe ai u zhduk pa lene gjurme.Askush nuk tregonte dhe ajo sa nuk cmendej.Me zorr e martuan me dike qe as nuk e donte as nuk e kuptonte.I kam ne veshe fjalet e saj kur tergonte
-A e dini se cdo te thote te jesh ne shtrat me burrin tend e te shohesh fytyren e dikujt tjeter?A e dini se cdo te thote te enderrosh cdo nate nje enderr pa shprese?
Plaka 70 e kusur vjec qante si nje vajze dhe une kurre nuk do ta harroj.
Ai jetonte ne tirane.Punonte ne ministrine e brendshme.Kishte qene i martuar po ishte ndare.Ajo e pa ne TV pas shume kohesh ne gjyqin e Ramizit se doli deshmimtar.
Burri me te cilin e martuan vdiq i ri dhe ajo tha se ishte me mire vetem,me mire ashtu ndonse me 4 femije.