Efekti prej bojës se flokëve, shpërfytyrohet 15-vjeçarja

      Efekti prej bojës se flokëve, shpërfytyrohet 15-vjeçarja

Vjen edhe rasti i tretë brenda pak javësh, ndonëse këtë radhë duket se gjithçka ka marrë përmasa shumë te rënda. Pas historisë së Zoe Vernon, shpërfytyruar nga boja e flokëve dhe asaj të Rachel Bulmer, që pasi u bë brune u gjet e transformuar në fytyrë, ja ku vjen Abigail Colbourne. Pikërisht bëhet fjalë për një vajzë 15 vjeçe nga Sydenham, në jug të Londrës. Sipas asaj që bëhet e ditur nga gazeta britanike "The Sun", Abigail, pasi leu flokët pësoi një reaksion të tmerrshëm alergjik. Fytura u fry e shpërfytyrua, ndërkohë që sytë nuk i dallohen më. "Fytyra ime ngjan me atë të një alieni. E ndieja kokën sikur të më shpërthente", ka deklaruar adoleshentja per mediat.
      Ndër të tjera, ajo ka tërhequr vëmendjen për prodhuesit e këtyre bojrave qeë japin efekte shpërfytyruese, kurse e ëma e saj ka kërkuar më shumë sensibilizim: "Njerëzit duhet të jenë më të informuar për këto bojra".