Krater në Letoni, dyshime nëse është meteor apo sajesë

Krater në Letoni, dyshime nëse është meteor apo sajesë

 Janë hedhur hipotezat se një meteor ka shkaktuar një gropë disa metra të gjerë por shkencëtarët shprehen skeptikë rreth ndikimit të tij mbi krijimin e kraterit në veri të Letonisë ditën e hënë.

Andris Karpoviks, student në Univeristetin e Letonisë tha se "Krateri duket sikur është hapur me një lopatë ose dikush mund të ketë hedhur substance kimike duke shkaktuar gërryerjen e tokës. Në krater kishte përbërje alumini me hukur dhe lëndë sulfurike të cilat kanë bërë që të rriten temperaturat dhe të gërryejnë sipërfaqen e tokës". 
Ndërsa një specialist në fushën e astronomisë tha se temperaturat brënda kraterit kanë qenë më të ulëta se ato të një meteori të mundshëm, megjithatë masivi i sipërfaqes përreth tokës mund të jetë shkaktuar edhe nga ndonjë meteor. 
Aktualisht krateri nuk të jep përshtypjen se mund të jetë krijuar nga ndonjë meteor pasi edhe përmasat e sipërfaqes së dëmtuar janë 10 metra i gjërë dhe tre metra i thellë. Por nuk përjashtohen as mundësitë se mund të ketë qenë dikush që ka zbrazur substance kimike e cila ka mundësuar gërryerjen e tokës. 
Ndërkohë që shkencëtarët do të inspektojnë dhe hulumtojnë zonën rreth kraterit.