Pesë automjete janë përfshirë në një aksident rrugor pasditen e sotme në aksin Lezhë-Shkodër.
Sipas informacioneve aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur "Kthesa e Blinishtit" ku për pasojë janë plagosur katër persona.
Menjëherë të plagosurit janë dërguar në spitalin e Lezhës ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Mësohet se shkak i aksidentit mund të jetë bërë parakalimi i gabuar por policia ndodhet në vendngjarje dhe po bën të mundur zbardhjen e plotë të aksidentit