Mamaja më e vogël në botë, pret fëmijën e tretë

Mamaja më e vogël në botë, pret fëmijën e tretë

Ajo që njihet si "mamaja më e vogël në botë" është prapë shtatzanë! Mjekët e kishin paralajmëruar se një shtatzani tjetër do ta vriste atë, por Stacey Herald, 35 vjeç, e riprovoi, - thotë tabloidi anglez The Sun.
      Doktorët e kanë nën mbikqyrje Stejsin në Kentaki të SHBA-ve, dhe ata vazhdojnë të këmëngulin se shtatzania mund të jetë fatale për kushtet fizike të 35 vjecares.
      Por Stejsi dhe bashkëshorti i saj Uilli (një burrë mëse normal në aspektin fizik) thonë se fëmija i tyre i tretë është dhuratë nga Zoti.
      Stejsi thotë: "Ne nuk kihsim planifikuar të kishim më shumë se dy fëmijë, por tani që ndodhi ne mendojmë se kjo është një dhuratë për dashurinë tonë. E shoh Uillin dhe ndihem e mbushur me dashuri për të, është gjithcka që dua në jetë'. Stejsi dhe Uill kane dy vajza, Katerinën dhe Makajan të lindura në 2008 dhe 2006.