Përmbytjet në Shkodër, vazhdon evakuimi

Përmbytjet në Shkodër, vazhdon evakuimi

 Vazhdon evakuimi i banorëve të 4 komunave të qarkut të Shkodrës si pasojë e përmbytjeve të ndodhura në këtë zonë. Si pasojë e situatës së rënduar nga përmbytjet Shtabi i Emergjencave Civile po punon me mjetet lundruese për të evakuar banorët e komunave Dajç, Ana e Malit, Guri i Zi dhe Bërdicë.

Banorët e këtyre komunave pas evakuimit do të akomodohen në ambientet e katër konvikteve në Shkodër, si dhe në hotel "Turizmi" kështu që janë lajmëruar studentët e Universitetit të Shkodrës "Luigj Gurakuqi", të mos rikthehen në shkollë.
Ndërkohë ditën e djeshme këto zona u inspektuan edhe nga Kryeministri Sali Berisha i cili pas mbledhjes me Shtabin e Emergjencave Civile shpalli gjendjen e jashtëzakonshme.