Braktis gruan, pasi fiton ne loto

20/12/2009 15:35

 Amerikani Arnim Ramdass nga Florida, bashkë me disa kolegë të tij, në vitin 1997 kishte fituar 19 milionë dollarë në loto. Mirëpo, bashkëshortja e tij, Donna Campbell nuk kishte ditur gjë për këtë. Arnim, në atë kohë, menjëherë e kishte ndërprerë linjën telefonike si dhe internetin në shtëpinë e tij, në mënyrë që gruaja të mos mund të merrte vesh për këtë fitim. Sidoqoftë, Donna kishte filluar të dyshonte, andaj sapo kishte gjetur qasje në internet, e kishte kuptuar se për çfarë bëhej fjalë. Ajo kishte kërkuar një pjesë të parave, mirëpo bashkëshorti i saj as që ka dashur të dëgjonte për këtë gjë – madje, edhe e ka braktisur atë. Donna tani ka nisur procedurën e shkurorëzimit, mirëpo fatkeqësisht nuk po mund ta gjejë bashkëshortin e saj.