Britney kendon playback, fansat braktisin koncertin

21/12/2009 15:28

 Ndalesa ne Perth te Australise per turneun “Circus Tour” ka shkaktuar zhgenjim te madh per fansat e Britney Spears.

Ajo ka kenduar playback para te pranishmeve dhe sipas shume burimeve, njerezit kane lene ne mes koncertin. Por kete lajm nuk e pranon stafi i kengetares amerikane.

“Mund te mbeshtesim kritikat kur dicka shkon keq, por te thuash se spektatoret u larguan kjo eshte vertet nje shpifje”, ka thene para gazetareve organizatori i turneut Paul Dainty.

Ai shton se kengetarja ka ngelur e traumatizuar nga ajo qe kane shkruar gazetat. “Britney eshte nje qenie njerezore si te gjithe ne”, perfundoi ai.