Ne altar me nusen, dhendri hyn ne Facebook

20/12/2009 19:45

 Ka momente në jetë, në të cilat fjalët “internet”, “celular”, “Facebook”,”Twitter” është mirë t’i harrojmë. Ja çfarë i ka ndodhur një çifti në altar: Prifti sapo kishte kryer ritet në kishe dhe në përfundim “lejoi” dhëndrin të puthte nusen. Pikërisht në këtë moment, dhëndri mistrec nxori nga xhepi celularin dhe u fut në rrjetet sociale “Twitter” dhe më pas në “Facebook” ku shkroi: Jam në altar me Tracy, e cila një sekondë më parë u bë gruaja ime. Tani më duhet të largohem, sepse do të puth nusen!”. Plani i dhëndrit nuk pati suksesin që ai shpresonte, megjithatë komentet te statusi i tij qenë vërtet argëtuese.