Alo, policia, më kanë vjedhur marihuanën

Alo, policia, më kanë vjedhur marihuanën

Disa njerëz me të vërtetë nuk dinë çfarë është mirë, e çfarë jo, çfarë guxon të bëhet, e çfarë jo. Një shembull i mirë për këtë është një grua nga shteti amerikan Michigan e cila brenda momentit është kthyer nga viktima në fajtore.
      Siç raporton policia, gruaja 54 vjeçare nga Michigan ka telefonuar forcat e rendit dhe ligjit pasi dikush i ka hyrë me dhunë në shtëpi dhe i ka vjedhur bimët e marihuanës.
      Polici Randy F. Pfau thotë se gruaja ka lajmëruar se dy meshkuj i kanë hyrë me dhunë në shtëpi dhe kanë kërkuar prej saj t'u jepte bimët e mbjella të marihuanës.
      Policët të cilët e kanë pranuar thirrjen e saj e kanë arrestuar menjëherë nën dyshimin për kultivim dhe shpërndarje të marihuanës, edhe pse kjo grua ka deklaruar se bimën e kishte kultivuar vetëm për nevoja personale.