Ekspozitë me fushatat më të mira për mbrojtjen e mjedisit

 Ndryshimet klimatike, impakti njerëzor dhe sfida kreative, kjo ka qenë tema e ekspozitës së fushatave më të mira publicitare botërore me tema ambientaliste dhe sociale të prezantuar në Muzeun Historik Kombëtar. I pranishëm në çeljen e kësaj ekspozite për mjedisin ishte edhe zevëndës ministri i Mjedisit Taulant Bino. Projektet grafike të paraqitura në këtë ekspozite janë realizuar nga artistë e profesionistë nga e gjithë bota dhe në fokus është ngrohja globale dhe ndryshimet klimatike