Mesi "rremben" gjithcka brenda nje viti

Nje vit te tille, Lionel Messi as mund ta kishte enderruar. Sulmuesi argjentinas i Barcelones ka fituar gjithcka qe mund te fitohet ne nje vit dhe rekordin e tij do jete shume e veshtire qe ta thyejne lojtare te tjere ne te ardhmen. Me Kupen e Botes te fituar te shtunen, Barcelona siguroi edhe trofeun e gjashte brenda nje viti, ndersa Messi ka arritur te rrembeje si Topin e Arte ashtu edhe cmimin e lojtarit me te mire te FIFA-s.

Per Fifa World Player, ai eshte ne gare bashke me Cristiano Ronaldo-s e Xavi-n, por tashme “pleshti” thjesht duhet ta zyrtarizoje marrjen e ketij trofeu. Vendimi do merret sot ne darke dhe te gjitha mediat e cilesojne nje formalitet.

“Nuk ndihem me i miri ne bote. Kam shume fat pasi luaj ne nje skuader te madhe. Nuk ndihem me i miri sepse me e mira eshte Barcelona. Une mendoj vetem per grupin sepse pa ate nuk do kisha fituar asgje”, thekson lojtari.