Moti i ftohtë përfshin Europën

 Një pjesë e mirë e Europës është gjunjëzuar nga moti i ftohtë. Pas Francës, edhe Belgjika po vuan pasojat e të ftohtit të pazakontë. Për shkak të temperaturave të ulëta dhe dëborës, shumë fluturime janë vonuar dhe të tjerë po anulohen në aeroportin e Brukselit. Ndërkohë bora shkaktoi edhe radhën më të gjatë, një kolonë mbi 420 kilometra. Ndërkohë në Moskë, për shkak të temperaturave të ulëta, bankomatët dhe citofonët janë krejtësisht të ngrirë dhe kanë dalë jashtë funksionit. E njëjta gfjë ka ndodhur edhe në Ukrainë. Ndërkohë Moldavia ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, për shkak të rrezikut të stuhive.